Kur mbërrini...
Sapo vizitoni Lord Byron ju mirëpret Anila dhe Xhino, prindër të 4 fëmijëve, Antoninos, Arbrit, Xhovanit dhe Ëmblës. Ata do kujdesen që të mos ju mungojë asgjë dhe të keni eksperiencën më të mirë gjatë qëndrimit aty.
Jo vetëm Anila dhe Xhino, me po të njëjtin pasion dhe përkushtim do shihni dhe fëmijët të cilët kujdesen që ju të merrni shërbimin më të mirë.
Ndërkohë që Xhino përgatit ushqimet e shijshme në kuzhinë, Anila përgatit produktet artizanale, reçelrat apo Çajrat e shijshëm bimorë. Nuk mbetet mbrapa dhe baba Kalo, gjyshi i shtëpisë i cili mirëmban kopshtin e pemët që janë pa fund në fermë !
Anila, Xhino dhe gjithë të tjerët, ja kanë dedikuar jetën kësaj ferme dhe kësaj bujtine. Për ta shërbimi ndaj jush është alfa dhe omega e gjithë ditës.
Dy fjalë për Agroturizëm Lord Byron...
Bujtina Lord Byron është në shërbimin tuaj që prej vitit 1992!
Përgjatë viteve eksperienca na ka shërbyer që jo vetëm të përmirësojmë cilësinë e shërbimit, por edhe të ridimensionojmë ambientin e Bujtinës Lord Byron. Fillimisht ishin vetëm dhomat dhe restoranti , te cilat nga viti 2015 nën një konceptim komplet te ri u rijetëzuan nën emrin “Bujtina Lord Byron”.
Ndodhemi vetem pak metra hyrjes se qytetit te Tepelenës , portës hyrëse rajonit jugor, Gjirokaster, Permet , Sarandë.
Bujtina Lord Byron shtrihet në një hapsirë rreth 20 000 m2, me rreth 600 peme frutore, ka ne dispozicion të mysafirëve , restorant, hotel per fjetje, mjedise shlodhëse, pishinë etj !
Bujtina është shndërruar në një oaz qetësie, me një natyrë e pamje të mrekullueshme. E gjendur mes dy lumenjve Vjosa dhe Bença dhe me malet e lartë që qëndrojnë si kurorë, e bëjnë Bujtinën Lord Byron shumë të vecantë në llojin e vet.
Agroturizmi është vetëm njëri dimension, në Lord Byron gjithashtu mund ta gjejë veten cdokusht që ka pasion sportet e aventurës, si hiking, kajak, guida me biçikleta, education farm etj!